Trump: Jam informuar nga Moska për tërheqjen e personelit nga Venezuela

Amerika

Trump: Jam informuar nga Moska për tërheqjen e personelit nga Venezuela

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:26
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se është informuar nga Moska për tërheqjen e shumicës së personelit rus të pranishëm në Venezuelë për të mbështetur regjimin e Nicolas Maduro.

“Rusia na njoftoi se ka tërhequr shumicën e personelit të saj nga Venezuela”, njoftoi ai në Twitter.

Rusia dërgoi në mars disa qindra ushtarë në këtë vend amerikanojugor, që po përballet me një krizë të thellë politike që kur presidenti i Parlamentit, Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, që sot njihet nga rreth 50 shtete në botë përfshirë edhe SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat