Melania injoron përsëri partnerin e saj Donald Trump në daljen e rradhës publike

Amerika

Melania injoron përsëri partnerin e saj Donald Trump në daljen e rradhës publike

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:40
Donald dhe Melania Trump

Konfliktet mes çiftit Melania dhe Donald Trump nuk po dinë të sheshohen. Donald e Melania Trump kanë arritur në Britani për një vizitë tre-ditore.

Pas zbritjes nga aeroplani në Britani, Donald Trump ka tentuar t’ia kapë dorën gruas së tij Melania, por ajo ia lëshoi atë sa më shpejt që mundi dhe i gjithë ky veprim u kap në video.

Në video shfaqet Donald teksa përpiqej të ecte dorë për dore me partneren e tij, por ajo qëndroi komplet indiferente ndaj tij. Trump kap për dore Melaninë ku ecja në një formë të tillë i zgjati shumë pak. Pas disa sekondash, Melania gjeti pretekstin të rregullonte flokët dhe ia lëshoi dorën.

Kjo nuk është hera e parë që Melania injoron burrin e saj në paraqitjet e tyre publike. Ata janë pritur nga Mbretëresha Elizabeta e Dytë në Buckingham Palace.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat