Pak para përplasjes me ndërtesën, helikopteri në Nju-Jork fluturonte çuditshëm

Amerika

Pak para përplasjes me ndërtesën, helikopteri në Nju-Jork fluturonte çuditshëm

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:54
Pamje nga video

Pas përplasjes së helikopterit në një ndërtesë 54-katëshe në Manhatan të Nju-Jorkut, në internet kanë filluar të qarkullojnë pamje të ndryshme të fluturakes para incidentit.

Gjatë tentimit për të zbritur në kulm të ndërtesës piloti ka humbur jetën, kurse në videot e publikuara më poshtë mund të shihet fluturimi i pazakontë i helikopterit që në një moment zhduket në mjegull.

E siç raportojnë mediat amerikane, piloti kishte tentuar të zbret në kulmin e ndërtesës, por kishte ndodhur një shpërthim.

Sipas dëshmitarëve, e gjithë ndërtesa është dridhur nga shpërthimi.

Ekipet emergjente kanë evakuuar menjëherë ndërtesën për arsye sigurie, kurse shumë autoambulanca dhe zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat