Mbi një mijë raste të fruthit në SHBA

Amerika

Mbi një mijë raste të fruthit në SHBA

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara këtë vit ka tejkaluar 1,000, njoftoi Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Agjencia tha se ka pasur 1,001 raste deri më tani këtë vit.

Kjo është 20 raste më shumë sesa Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan të hënën në raportimin javor kombëtare.

Ky vit deri më tani ka numrin më të madh të rasteve në një vit të vetëm në gati tre dekada.

“Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore është thellësisht i angazhuar në promovimin e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore Alex Azar.

“Rasti i 1000-të i një sëmundjeje të parandalueshme si fruthi është një kujtesë shqetësuese se sa e rëndësishme është puna për shëndetin publik të kombit”, vazhdoi Azar.

Numri i rasteve të këtij viti është më i larti që nga viti 1992 kur ka pasur 2,237 raste të sëmundjes ngjitëse të raportuar në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat