Brooklyn NYC: Në një të qytetit në Brooklyn- Midwood, zjarrfikësit ende po punojnë për të vënë nën kontroll të plot një zjarr masiv të shkallës katër të alarmit rënë sot herët në orët e para të mëngjesit në një shtëpi tre katëshe Brooklyn - New York.
Sipas autoriteteve zjarri që u përhap në dy ndërtesa të tjera të enjten në mëngjes, konfirmojnë zyrtarët vazhdon ende megjithëse intensiteti i flakëve ka rënë nga ndërhyrja e shpejt e zjarrfikësve të cilët ishin vetëm 15 minuta pasi ra alarmi në vendndodhjen e zjarrit.
Departamenti i zjarrfikësve - FDNY tha se të paktën dy njerëz u lënduan me djegieje nga flakët, por ata nuk dhanë ndonjë raport mbi gjendjen e tyre në këtë kohë.
Zjarri sipas FDNY filloi rreth orës 4:20 të mëngjesit sot në East 17 Street, ndërmjet Avenue N dhe Avenue O, në zonën Midwood të Brooklyn, tha FDNY.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e zjarrit ngaqë ende nuk kanë filluar hetimet tha një zyrtar i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut.