Mbahet proces gjyqësor për vrasjen e studentes kineze në Ilinoi - Bota Sot
Mbahet proces gjyqësor për vrasjen e studentes kineze në Ilinoi

Amerika

Mbahet proces gjyqësor për vrasjen e studentes kineze në Ilinoi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:51
Yingying Zhang

Anëtarët e trupit gjykues në Peoria të shtetit Ilinoi dëgjuan dje për të tretën ditë dëshmi në procesin gjyqësor kundër një studenti të Universitetit të Ilinoit të akuzuar për vrasje me paramendim.

Juria dëgjoi një inçizim ku studenti i akuzuar, Brendt Christensen dëgjohet duke i treguar të dashurës hollësi se si ka vrarë studenten 26-vjeçare nga Kina, Yingying Zhang. Trupi i saj nuk është gjetur ende.

Në regjistrim dëgjohet i pandehuri duke treguar se e kishte mbytur studenten kineze, ndërkohë që e cilëson si një vajzë trimëreshë që kishte luftuar me shpirt ndërsa ai i merrte jetën.

Prokurorët e akuzojnë të pandehurin 29-vjeçar që vazhdonte studimet për mjekësi se kishte fantazuar prej kohësh për të vrarë dikë para se të prezantohej si polic, për ta gënjyer viktimën duke e bërë që të futej në makinën e tij.

Në një gjest të rrallë, avokati mbrojtës i të pandehurit pranoi se klienti i tij ishte fajtor, në një tentativë për ta mbrojtur atë nga dënimi me vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...