Gjykata në Brazil e liron sulmuesin që theri me thikë presidentin Bolsonaro - Bota Sot
Gjykata në Brazil e liron sulmuesin që theri me thikë presidentin Bolsonaro

Amerika

Gjykata në Brazil e liron sulmuesin që theri me thikë presidentin Bolsonaro

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:27
Jair Bolsonaro

Një gjykatë në Brazil e ka liruar nga akuzat burrin që theri me thikë presidentin brazilian Jair Bolsonaro, në një tubim zgjedhor shtatorin e kaluar.

Gjykata konstatoi se Adelio Bispo de Oliveira është i sëmurë mendërisht. Oliveira nuk mund të gjykohet sipas ligjeve në Brazil, ngase ai nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij në atë kohë, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sidoqoftë, ai do të qëndrojë në burg për një kohë pacaktuar, në mënyrë që të mund të marrë trajtim. Ndërsa presidenti Bolsonaro tha se vendimi është skandaloz dhe do të kërkojë anulimin e tij.

Sipas Bolsonaros, sulmi me thikë ishte i motivuar politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...