Bie rrjeti elektrik, Argjentina dhe Uruguaji mbeten plotësisht pa rrymë - Bota Sot
Bie rrjeti elektrik, Argjentina dhe Uruguaji mbeten plotësisht pa rrymë

Amerika

Bie rrjeti elektrik, Argjentina dhe Uruguaji mbeten plotësisht pa rrymë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:26
ilustrim

Sipas njërit prej kompanive furnizuese me rrymë, një dështim i rrjetit elektrik i ka lënë Argjentinën dhe Uruguajin pa rrymë. Mediet kanë raportuar se nga ndërprerja e rrymës janë prekur edhe disa rajone të Brazilit dhe Paraguajit.

Mediet argjentinase njoftuan se rryma është ndërprerë disa minuta pas orës shtatë sipas kohës lokale. Kjo ndërprerje shkaktoi bllokim të trenave dhe probleme në trafik për shkak të fikjes së semaforëve.

Problemi me rrymën u shfaq gjithashtu në kohën kur disa rajone të Argjentinës po përgatiteshin për zgjedhje lokale.

“Një problem i madh në sistemin e interkoneksionit elektrik i ka lënë Argjentinën dhe Uruguajin pa rrymë”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Edesur”.

Në mesin e rajoneve të prekura të Argjentinës ishin Santa Fe, San Luis, La Rioja, Chubut, Cordoba dhe Mendoza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...