Trump akuzon New York Times për ‘tradhti virtuale’ - Bota Sot
Trump akuzon New York Times për ‘tradhti virtuale’

Amerika

Trump akuzon New York Times për ‘tradhti virtuale’

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 00:05
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar gazetën New York Times për "aktin e tradhtisë virtuale", pasi ajo kishte raportuar se SHBA ka rritur ndërhyrjen digjitale në rrjetin e energjisë të Rusisë.

"Ata të humburit nga New York Times në fakt, shpikën tregimin se SHBA ka rritur në mënyrë të konsiderueshme sulmet e hakerëve në Rusi. Ky  është një akt virtual i tradhtisë," tha Trump në Twitter duke shtuar me shkronja të mëdha se kjo është e pasaktë dhe se gazetarët e New York Times janë të korruptuar dhe armiq të kombit.

New York Times, i cili rregullisht boton artikuj kërkimi që nuk i shkojnë përshtati Trumpit, shpesh është objektiv i zemërimit të presidentit të SHBA-së në media.

Gazeta të shtunën njoftoi se qeveria amerikane ka shtuar sulmet digjitale në rrjetin e energjisë dhe objektivave të tjera në Rusi, pas dyshimeve se Moska po vepron njëjtë kundër Uashingtonit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët i citon gazeta, Trump nuk ishte i informuar për detajet e operacionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...