SHBA kërkon reagim ndërkombëtar ndaj "shantazhit bërthamor" të Iranit - Bota Sot
SHBA kërkon reagim ndërkombëtar ndaj "shantazhit bërthamor" të Iranit

Amerika

SHBA kërkon reagim ndërkombëtar ndaj "shantazhit bërthamor" të Iranit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:54
Uashington

Shtetet e Bashkuara thanë se plani i Iranit për të shkelur kufirin e rezervave të uraniumit përbën "shantazh bërthamor" dhe se duhet të përballet me "presion të shtuar ndërkombëtar".

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Garrett Marquis, i bëri komentet të hënën, pasi Irani tha se do të zmbrapset tutje nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Bashkimi Evropian tha se do të presë për raportin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në lidhje me veprimet e Iranit në pajtueshmëri me marrëveshjen bërthamore, përpara se të dalë me reagimin e tij.

Një zëdhënës i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit tha se ky vend, brenda dhjetë ditësh, do të tejkalojë kufirin për rezervat e uraniumit, të përcaktuar në marrëveshje, si dhe do të rrisë nivelin e pasurimit të uraniumit "bazuar në nevojat e vendit".

Megjithatë, ai shtoi se "ka ende kohë" për vendet e Evropës që të veprojnë në mbrojtje të Iranit nga sanksionet e rivendosura të SHBA-së.

Në muajin maj, Irani ka ndaluar së vepruari në përputhje me disa pika të marrëveshje bërthamore, në përgjigje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar, për ta tërhequr SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015.

Trump po ashtu ka rivendosur sanksione kundër Iranit, të cilat ishin lehtësuar me marrëveshjen bërthamore.

Teherani është ankuar se fuqitë evropiane kanë dështuar t'iu përmbahen angazhimeve të tyre për të zbutur efektet e sanksioneve në ekonominë e tij.

Nënshkruesit evropianë të paktit bërthamor - Franca, Britania dhe Gjermania - i kanë bërë thirrje Iranit që të mos e shkelë marrëveshjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...