U nda nga jeta Norman H. Gershman (1932 - 2019) - Bota Sot
U nda nga jeta Norman H. Gershman (1932 - 2019)

Amerika

U nda nga jeta Norman H. Gershman (1932 - 2019)

Nga: Beqir Sina Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:48
Foto

Fotografi i njohur, izraeliti mbijetuar i Holokaustit, Norman H. Gershman, vdiq në Kaliforni të mërkurën njoftuan në rrjetet sociale miqt e tij.I lindur: 14 gusht 1932 në Neë Jersey, vdiq në moshën moshën 87 vjeç në Santa Berabra Kaliforni.

CALIFORNIA : Norman H. Gershman, është bërë mjaft i njohur për shqiptarët - me librin -esse, një foto-album (hardcore), me titullin : “Besa” (Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore), dhe, hapjen e një ekspozite shëtitese në SHBA, dhe Shqipëri, Bruksel, e tjer, me filmin “Shtëpia e Shqiptarit - Shtëpia e Zotit”.

Norman H. Gershman, ka qënë fotograf për më shumë se 30 vjet

Në vitin 2002, Norman, po bënte kërkime për një esse me foto mbi johebrenjtë në rrugën e drejtë - në atë që quhet judenjtë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Ai për të shkruar këtë libër dhe mbledhur fotografitë orgjinale, punojë me familjet që shpëtuan hebrënjët dhe dëgjoi për historinë unike të trimërisë dhe Besës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore:

“ I gjithë vendi, duke përfshirë qeverinë e Mbretit Zog, por edhe atë të pushtimit fashist dhe nazist më pasë, nuk dorzuan as edhe një Hebre te nazistët dhe nuk pranuan të bashkëpunonin me nazistët, edhe pse ishte nën një okupim brutal dhe vunë edhe jetën e famijes së tyre në rrezik”.

Dhe, kështu Norman e dinte se ai kishte projektin e tij të ardhshëm

"Francezët i shpëtuan hebrenjtë, polakët i shpëtuan hebrenjtë, ukrainasit i shpëtuan hebrenjtë, shumë njerëz shpëtuan hebrenj - por me sa pashë unë asnjeri ma do mendja nuk i shpëtoi në Besë - si Shqiptarët", ka deklaruar për shtypin amerikan Grshman.

"Muslimanët, të shpëtojnë hebrenjët ? Çfarë, mos je i çmendur? Kështu, më thonin njërëzit, do të tregonte Gershman, para se t’ja niste për të mbledhur këto fakte, për shqiptarët, se si ata kishin marrë në mbrojtje të gjitha famijet hebraike, që erdhën në Shqipëri e kërkuan ndihmë.

Norman H. Gershman së pari u takua me miken e tij me të mbjetuarën Johanna Neumann, një grua e mahnitshme, e cila u shpëtua gjatë Holokaustit nga shqiptarët - Ajo vdiq dy vjet më parë

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore - Monarkia Shqiptare, i shpëtoi në mënyrë aktive hebrënjët që i fshehnin në një vend të vogël dhe të varfër të Ballakanit - në Shqipëri. Mbreti Zog i kishte hapur kufijtë e Shqipërisë, dhe kishte kërkuar nga ambasadat e Shqipërisë në atë nëpër Europë ( Austri, Itali, Francë), që cdo hebre të paisej me pashaport shqiptar dhe vizë për tu larguar, ose që donte të vinte në Shqipëri, e përrrteh saj” ka treguar për Zërine Amerikës e ndjera Johanna Neumann.

“71 vjet më parë, zyrtarët e nazistëve dhe gjermanëve u takuan në një vilë në periferi të ëannsee të Berlinit, për të koordinuar zbatimin e "Zgjidhjes Përfundimtare ndaj Pyetjes Hebre. Ndërkohë, në Shqipëri, fati i hebrenjve dukej ndryshe. Mbreti Zog kishte vite përpara se të hapte kufijtë e Shqipërisë me çdo çifut që donte të vinte në Shqipëri. Ata na morën si miq të nderuar dhe na dhanë Besën” tregontë Neumman.

Kjo është e gjithë historia, që fotgrafi hebre e rrefeu në Izrael Jad Vashem dhe në SHBA, për 15 vite me radhë për t’i treguar komunitetit hebraik nëpër botë Besën Shqiptare, aktin e papërsëritshëm që bën Shqiptarët për të shpëtuar Hbernjët që kërkuan ndihmë në shtëpine Shqiptarit.

I lidhur shumë nëpërmjet këtyre fakteve me Shqipërinë, Gershman, zbuloi se kjo ishte një histori që pak e dinin, sepse Shqipëria, nën regjimin e Enver Hoxhës, ishte e mbyllur nga bota e jashtme, për pothuajse 50 vjet nga diktatura ksenofobike, që pasoi fundin e Luftës së Dytë Botërore. Norman u bë i vendosur për të gjetur dhe regjistruar këtë histori të patreguar të trimërisë dhe dhembshurisë, atë të kodit moral Shqiptar të quajtur “BESA”.

"Shqiptarët, janë njërëz të mirë, trima, të mencuar dhe bujar e zemërbardhë. Ata janë heronj të vërtetë! " ka thënë Norman H. Greshman.

Përpjekjet e tij të palodhshme për të identifikuar dhe dokumentuar historitë e shumë shqiptarëve (muslimanë kryesisht, por edhe të krishterë), pikërisht atyre që strehonin hebrenjtë gjatë luftës, dhe që tani u bënë baza e filmit të metrazhit të gjatë, fitues i disa cmimeve ndërkombëtare, dhe të shfaqur në disa shtete të SHBA, pra filmi “Besa: Premtimi.

Që në të vërtetë, pa hulumtimet, hetimet dhe veprat detektive të modës së vjetër të Normanit, filmi kurrë nuk do të ishte bërë fare.

Duke filluar në vitin 2007, filmi Besa: nisi rrugëtimin e tij kur Ekuipazhi i filmit Promise bëri dy udhëtime në Shqipëri me Normanin dhe gjithashtu një udhëtim në Izrael ku portretet e tij u ekspozuan në Yad Vashem. Që atëherë, fotografitë e Normanit - së bashku me fragmente të shkurtra nga dokumentari - kanë qenë në Selinë Qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe në Shtabin e Bashkimit Europian në Strasburg të Francës. Në vitin 2008, Syracuse University Press publikoi një libër të portreteve të Norman H. Gershmanit, “Besa: Muslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.

Një libër ky që u vlerësua në mënyrë unike në disa komente, libri dhe filmi “Besa” dhe “Promise” gjithashtu, është paraqitur edhe nga rrjetet më të fuqishme televizive amerikane e britanike, nga CBS Neës, NPR, Voice of America dhe Al-Jazeera, dhe televizioni shtetror i Izraelit. Ndërsa për këtë akt të Shqiptarëve u hapën anembanë në SHBA, Britani të Madhe, Izrael, Itali dhe Shqipëri, një duzinë ekspozitash të punës së Normanit, foto - albume me të mbijetuarit dhe ata që i shpëtuan.

Ai themeloi edhe Fondacionin Eye Contact, një korporatë jofitimprurëse që promovon edhe sot paqen dhe unitetin, ku Norman ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv.

Fotoja e Mbretit Zog nga Oskar Weitzmann

Image

"Si fotograf, e shoh bukurinë në botë - veçanërisht në sytë e njerëzve që kam fotografuar - pra nga Fondacioni Eye Contact. Ajo që ndodhi në Shqipërinë Muslimane dhe në Kosovë është një mrekulli. Jo vetëm që të gjithë judenjtë shpëtuan nga pushtimi nazist, por refugjatët hebrenj u trajtuan si të ftuar si të shtëpisë i thonë shqiptarët nën kodin e tyre moral Besa. Ky është një detyrimi moral i të gjithë shqiptarëve, për të strehuar të gjithë ata që janë në nevojë pavarësisht nga feja, kultura apo politika - madje edhe armiqtë e tyre - ky është unik. Ruajtja e të gjithë hebrenjve është dëshmi konkrete e këtij kodi nderi” ka thënë Norman Gershman.

Familjet muslimane do të më thonin për privilegjin e shpëtimit të fëmijëve "të Perëndisë", më kujtohen fjalët që ata më thanë: "Të shpëtojmë një jetë është të shkojmë në Parajsë", "Zoti është i Parë, vendi ynë atdheu është i dytë, atëherë janë mysafirët tanë dhe familja e me radhë". Të gjithë Hebrenjtë janë vëllezërit tanë ".

Unë e di se ka njerëz shumë më të mirë në botë sesa me të këqija, dhe kam gjetur njerëz të tillë në Shqipërinë e të treja besimeve dhe në Kosovë. Ajo që ndodhi në Shqipërinë gjatë dhe pasl Luftës së Dytë Botërore është një mrekulli. Ruajtja e të gjithë hebrenjve është dëshmi konkrete e Besës.

Është kënaqësi të jem pjesë e fushatës së “Zonave të Zgjedhura”, pasi thekson historinë e marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe hebrenjve dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një ure të mirëkuptimit më të mirë mes këtyre bashkësive fetare. Për shumë vite kam studiuar traditat Sufi. Unë nuk shoh asnjë konflikt me këtë dhe pse jam çifut. Me vlerë të veçantë është që faqet e zhdukura janë të fokusuar tek studentët në universitete. Është rinia jonë ajo që do të ndryshojë botën. Muslimanët dhe hebrenjtë janë vëllezër dhe motra nën të njëjtin at Abraham. Ne jemi një familje." Norman H. Gershman.
 

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...