Kapje historike e drogës, policia gjet 16.5 tonë kokainë në vlerën e një miliard dollarëve - Bota Sot
Kapje historike e drogës, policia gjet 16.5 tonë kokainë në vlerën e një miliard dollarëve

Amerika

Kapje historike e drogës, policia gjet 16.5 tonë kokainë në vlerën e një miliard dollarëve

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:54
Në portin e Filadelfia

Autoritet federale në SHBA kanë arritur të konfiskojnë në portin e Filadelfia 16.5 tonë kokainë, vlera e së cilës kap shumën e mbi një miliardë dollarëve, ka njoftuar zyra e gjykatësit shtetëror në Pensilvani.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar ndonjëherë në Pensilvani. Anëtarët e ekuipazhit të anijes janë arrestuar dhe shpejt pritet të ballafaqohen me drejtësinë, derisa hetimet janë duke vazhduar” thonë nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani, ata kanë kapur 16.5 ton kokainë, e cila në vlerë të rrugës shitet më shumë se 1 miliardë dollarësh, thotë Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara. Hetuesit besojnë se ende ka një sasi të konsiderueshme të kokainës që mbetet në anije.

Hetuesit besojnë se kokaina ishte futur në anijen transportuese “MSG Gajan” në Bahama, derisa po largohej nga porti i ishujve.

Anija kishte mbërritur në SHBA duke udhëtuar nëpër Kili, Panama dhe Bahama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...