Një tren që thuhet se mbante granata dhe bomba ka dalë nga shinat në Nevada - Bota Sot
Një tren që thuhet se mbante granata dhe bomba ka dalë nga shinat në Nevada

Amerika

Një tren që thuhet se mbante granata dhe bomba ka dalë nga shinat në Nevada

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:05
Foto

Një tren që ka pësuar një aksident duke dalë nga shinat në Elko County, Nevada, dhe thuhet se mbante bomba, nitrat amoni dhe granata.

Sipas një paralajmërimi për sigurinë publike nga Departamenti i Sigurisë Publike të qytetit dhe të Qarkut Elko të postuar në Twitter, treni u përplas në Wells, Nevada, rreth orës 10:20 të orës lokale të mërkurën, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë tymin që dilte nga treni.

Siç shkruajnë mediat, deri më tani mbetet e paqartë se cilës kompani i përket treni. Gjithashtu nuk dihet nëse dikush ka qenë i lënduar në incident.

Përgjegjësit e urgjencës në vendngjarje kanë raportuar se kanë gjetur një “substancë të bardhë të pluhurosur” në të gjithë tokën afër derdhjes.

Zyra e Sheriffit të Elko ka thënë se hekurudha u mbyll në të dy drejtimet pranë Wells, në verilindje të Nevadës, pas derdhjes.

Në vitin 2004, ngarkesa e ndezshme – duke përfshirë nitratin e amonit – shpërtheu në stacionin Ryongchon në Korenë e Veriut, pranë kufirit me Republikën Popullore të Kinës. Katastrofa vrau të paktën 54 njerëz dhe 1,299 të plagosur, sipas një raporti të New York Times.

Nitrat amoni është një përbërje kimike e përdorur zakonisht në plehra dhe eksplozivë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...