Trump thotë se javën e ardhshme do ta takojë Putinin në takimin e G20 - Bota Sot
Trump thotë se javën e ardhshme do ta takojë Putinin në takimin e G20

Amerika

Trump thotë se javën e ardhshme do ta takojë Putinin në takimin e G20

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 07:38
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do ta takojë homologun rus, Vladimir Putin, gjatë takimit G20 që pritet të mbahet javën e ardhshme në Japoni.

Në një intervistë për Fox News, Donald Trump tha se do të takohet me Vladimir Putinin dhe presidentin kinez, Xi Jinping, shkruan Euronews.

“Unë dua të kalojmë mirë me Rusinë dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Unë dua të kalojmë mirë me Kinën dhe mendoj se do ta arrijmë edhe këtë. Në fakt, unë do t’i takojë të dy ata gjatë takimit G20 që pritet të mbahet javën e ardhshme në Japoni”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...