“Nëse më lë të përdhunoj vajzën, do martohemi!” Jepet dënimi për pedofilin

Amerika

“Nëse më lë të përdhunoj vajzën, do martohemi!” Jepet dënimi për pedofilin

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

I tha një nëne beqare që njohu online se do të martohej me të, nëse do e lejonte që të përdhunonte vajzën e saj 14 vjeçe.

37-vjeçari Randall Keith Midkiff, u arrestua pak pasi gruaja refuzoi propozimin dhe e denoncoi në polici.

Këtë të mërkurë një gjykatë në Alabama të SHBA, e dënoi me 30 vite burg si dhe pas lirimit, gjatë gjithë kohës do të jetë në liri me kusht.

Image

I dyshuari i kishte dërguar në mënyrë të përsëritur mesazhe kushtëzuese gruas, edhe pasi ajo e denoncoi në polici.

Në mesazhet e dokumentuara nga policia, propozimi ishte i qartë: martesë, me kusht që gruaja ti lejonte që të përdhunonte vajzën dy herë në javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat