Marina amerikane lëshon video të objekteve të paidentifikuara të kapura nga pilotët e tyre

Amerika

Marina amerikane lëshon video të objekteve të paidentifikuara të kapura nga pilotët e tyre

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:45
Pamje nga videoja

Pamje të reja të lëshuara nga Marina amerikane tregojnë një flotë të tërë të objekteve të paidentifikuara në bregdetin e Jacksonville.

Një pilot veteran i Marinës ka parë me sytë e tij një mori të anomalive të objekteve ajrore.

“Është një flotë e tërë e tyre. Shikoni atë gjënë, po rrotullohet”, thotë njëri prej pilotëve.

Publikimi i pamjeve vjen vetëm një javë pasi që tre senatorë ishin intervistuar nga Pentagoni për raportimet e fundit të vërejtjes së UFO-ve nga pilotët e Marinës.

“Kur pilotët hasin objekte të paidentifikuara në ajër, atëherë kemi të bëjmë me një çështje sigurie për ushtarët tanë”, thotë një burim i mediumit the Sun.

Kohët e fundit ka një rritje të madhe të raportimeve të para të UFO’ve në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat