Shteti amerikan legalizon kanabisin

Amerika

Shteti amerikan legalizon kanabisin

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:31
Kanabisi

Illinois këtë të enjte është bërë shteti i 11 brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta legalizojë kanabisin rekreacional për të rritur.

Guvernatori J.B. Pritzker nënshkroi ligjin i cili legalizon përdorimin e kanabisit për persona mbi moshën 21 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Parashikohet që të gjenerojë rreth 57 milionë të ardhura nga taksat dhe përfitimet fiskale deri në vitin 2020.

Gjithashtu, ky ligj do t’i lirojë rreth 700.000 persona të cilët janë të dënuar për përdorimin e kanabisit, e që nga dita e sotshme, më vepra e tyre nuk konsiderohet kriminale.

Shtetet e tjera të cilat e kanë legalizuar atë janë: Colorado, Uashingtoni, Oregoni, Kalifornia, Alaska, Maine, Massachusetts, Nevada dhe Michigani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat