Senati amerikan nuk e mbështetë masën për t’i ndaluar veprimet e Trumpit në Iran

Amerika

Senati amerikan nuk e mbështetë masën për t’i ndaluar veprimet e Trumpit në Iran

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 00:00
Senati amerikan

Senati i Shteteve të Bashkuara nuk e ka mbështetur  legjislacionin që do ta kishte ndaluar Presidentit Donald Trump, për t’i nisur sulmet ndaj Iranit pa marrë miratimin e Kongresit.

Legjislacioni në fjalë morri vetëm 40 vota në favor, duke mos arritur që t’i sigurojë 60 votat e nevojshme për t’u miratuar, shkruan Euronews.

Tensionet ushtarake midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë thelluar pasi kjo e fundit një vit më parë u tërhoq nga marrëveshja bërthamore.

Gjithashtu së fundmi forcat iraniane e kanë rrëzuar një dron amerikan, për të cilin ata kanë thënë se kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat