I fiksuar pas një 13-vjeçareje, i vret prindërit për ta rrëmbyer

Amerika

I fiksuar pas një 13-vjeçareje, i vret prindërit për ta rrëmbyer

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:22
Babai dhe nëna e saj tentuan që ta mbronin, por Patterson ishte aq i fiksuar pas saj, sa që nuk hoqi dorë, duke bërë një masakër të vërtetë për ta marrë me vete

Teksa kanë kaluar muaj të tërë nga një makth i vërtetë, dalin detaje të reja lidhur me rrëmbimin e një vajze 13-vjeçare, Jayme Closs, e cila u rrëmbye në Wisconsin të SHBA, nga një i ri me emrin Jake Patterson, i cili i vrau prindërit.

Babai dhe nëna e saj tentuan që ta mbronin, por Patterson ishte aq i fiksuar pas saj, sa që nuk hoqi dorë, duke bërë një masakër të vërtetë për ta marrë me vete.

Gjatë procesit gjyqësor i akuzuari rrëfeu grabitjen dhe vrasjen e dyfishtë, ndërkohë që u etiketua nga gjyqtari si “mishërimi i së keqes më të rrezikshme”.

Image

Jake 21 vjeç, e ruante të miturën në dalje të shkollës dhe kishte hyrë me forcë edhe dy herë të tjera në shtëpinë e saj, me synim për ta çuar në një shtëpi të braktisur në fshat.

Synimi u realizua në tentativën e tretë, kur qëlloi babanë e vajzës dhe më tej hyri në banjë, ku Jayme u fsheh bashkë me të ëmën. Patterson në atë moment shembi derën, grisi tendën e dushit, vrau nënën e së miturës dhe rrëmbeu 13-vjeçaren. Ishte 5 tetor i vitit 2018. Kështu policia u vu në ndjekje të Jayme, e cila u gjet në një shtëpi të izoluar, e detyruar që të jetonte poshtë një krevati, në pritje të rrëmbyesit të saj.

Image

Në 10 janar të këtij viti, 88 ditë pasi ishte rrëmbyer, ajo arriti që të arratiset dhe të strehohet tek disa të panjohur, të cilët e identifikuan në sajë të fotografive të publikuara nga policia.

Pas rrëfimit të së resë, Patterdson u arrestua nga policia, ndërkohë që rezultoi se kishte planifikuar që të rrëmbente vajza të tjera.

Këtë të premte Jake u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht. Megjithatë ai nuk i shpjegoi kurrë arsyet e veprimeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat