Amerikani i pafajshëm lirohet nga burgu pas 17 vjetësh

Amerika

Amerikani i pafajshëm lirohet nga burgu pas 17 vjetësh

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë amerikan, i cili i kaloi 17 vjet në burg për shkak të një akuze që i ishte ngarkuar pa të drejtë për grabitje të armatosur, më në fund është liruara pasi pafajësia e tij u dëshmua përmes analizimit të shenjave të gishtërinjve.

Royal Clark doli nga burgu i Louisianas javën e kaluar, vetëm një ditë pas ditëlindjes së 41-të. Ai ishte shpallur fajtor për grabitje të armatosur në vitin 2002, kur ishte 25-vjeçar.

“Nuk di çfarë të them”, tha duke derdhur lotë burri i liruar nga burgu. Ai pranoi se kishte momente kur i kishte humbur shpresa se do të lirohej nga dënimi me 49 vjet burgim.

“Nuk do të ulem këtu e të ju gënjej se nuk më ka ndodhur, por nuk mund të lejoj që zemërimi të më drejtojë mua. Nuk mund të lejoj që e kaluara ime të jetë e ardhmja ime”, shtoi ai.

Clark ishte arrestuar pas një grabitjeje të armatosur që kishte ndodhur në vitin 2001 në një restorant të rrjetit “Burger King”. Dëshmia e vetme kundër tij ishte rrëfimi i një punëtori të restorantit, i cili kishte gabuar në identifikimin e grabitësit.

Sidoqoftë, një ekip avokatësh kërkuan nga gjykata që t’i analizojë përsëri shenjat e gishtërinjve që ishin gjetur në vendin e ngjarjes. Pas krahasimit të tyre me shenjat e gishtërinjve të burrit të dënuar, u zbulua se ato nuk përputheshin dhe se shenjat e gjetura në vendin e ngjarjes janë të një personi të quajtur Jessie Perry, i cili tashmë është dënuar për grabitje të tjera.

Clark është personi i dytë që lirohet nga burgu këtë vit në Louisiana pas dëshmimit të pafajësisë. Në mars, Archie Ëilliams ishte liruar pas 36 vjetëve të qëndrimit në burg për shkak të akuzave për dhunim seksual, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat