Banorëve në Uashington u kërkohet të mos panikosin nga tanket në rrugë

Amerika

Banorëve në Uashington u kërkohet të mos panikosin nga tanket në rrugë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:07
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara u kërkoi banorëve të Uashingtonit të mos bëjnë panik, nëse shohin tanke në rrugë në Ditën e Pavarësisë.

Së paku dy transportues Bradley dhe dy tanke M1A1 Abrams do të shfaqen në qendër të kryeqytetit amerikan, më 4 korrik.

Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, tha se banorët "do t'i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të bëjnë panik".

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se festimet do të jenë "një shfaqje që vjen një herë në jetë".

Katër korriku shënon sivjet 243-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Demonstrimi i fuqisë ushtarake në këtë ditë nuk është i zakonshëm.

Presidenti Trump po ashtu do të mbajë një fjalim, gjë që nuk përkon me traditën.

Kritikët thonë se Trump do të përpiqet ta përdorë këtë ngjarje si fushatë për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat