SHBA feston pavarësinë/ Tanke në rrugët e Washingtonit

Amerika

SHBA feston pavarësinë/ Tanke në rrugët e Washingtonit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 22:19
Tanke në rrugët e Washingtonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur festimet për 243 vjetorin e pavarësisë, të cilat do të kulmojnë në orët në vijim.

Festimet duken ndryshe këtë vit, ndërsa Presidenti Trump i dha atyre frymën ushtarake krahas ceremonisë tradicionale në Kapitol, ku ndodhet godina e Kongresit amerikan.

Presidenti Trump po akuzohet për shndërrimin e festimeve normalisht jopolitike të 4 korrikut, në një aktivitet me tone politike.
Tradicionalisht, festimet për 4 korrikun nuk i mëshojnë aspektit ushtarak dhe kritikët po e akuzojnë Presidentin se po e shfrytëzon ushtrinë amerikane për të fituar përkrahje politike për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë .

Ushtria u kërkoi banorëve të Uashingtonit të mos përfshihen nga paniku, nëse së paku dy transportues Bradley dhe dy tanke M1A1 Abrams janë vendosur në qendër të kryeqytetit amerikan, me rastin e 4 korrikut. Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, tha se banorët “do t’i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të përfshihen dhe as të përhapin panik”.

Për vetë banorët, e gjithë kjo, është e frikshme dhe e panevojshme. Demonstrimi i fuqisë ushtarake në këtë ditë nuk është i zakonshëm, por presidenti Trump, duket se u fiksua me idenë e një parade pasi mori pjesë në festimet e ditës së Bastijës, në Paris, dy vjet më parë.

Presidenti Trump pritet të mbajë edhe një fjalim, gjë që nuk përkon me traditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat