SHBA, administrata përballë afatit për pyetjen mbi shtetësinë në census

Amerika

SHBA, administrata përballë afatit për pyetjen mbi shtetësinë në census

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:45
SHBA

Sot pasdite (e premte) skadon afati që gjykata i ka vendosur administratës Trump për të sqaruar nëse do të përfshije ose jo pyetjen mbi shtetësinë në formularin e regjistrimit të popullsisë për vitin 2020. Avokatët e qeverisë po punojnë të japin një arsyetim të besueshëm mbi hapat e mëtejshëm rreth pyetjes që ka shkaktuar shumë debat.

Gjykatat federale dhe disa shtete sfiduan vendimin e administratës Trump për të përfshirë çështjen e shtetësisë në procesin për regjistrimin e popullsisë, që zhvillohet çdo 10 vjet. Ata kërkuan sqarime pasi Departamenti i Drejtësisë dhe ai Tregëtisë ndryshuan papritur qëndrim, pasi patën thënë se do t’i printonin formularët pa pyetjen rreth statusit mbi shtetësinë.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë, e cila votoi kundër përfshirjes së kësaj pyetjeje në censusin e 2020-s, tha se qeveria nuk ka bërë një shpjegim të qartë rreth arsyeve se pse kërkon ta shtrojë këtë pyetje në proces.

Çështja u duk se u mbyll të martën kur Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Tregëtisë deklaruan se do të nisnin printimin e formularëve pa pyetjen për shtetësinë në mënyrë që të përmbusheshin afatet për kryerjen e regjistritmit të popullsissë në kohë.

Por me një seri postimesh në Twitter Presidenti Donald Trump nxiti sërish pasiguri rreth procesit ndërsa shkruante “jemi absolutisht duke ecur përpara, siç duhet, për shkak të rëndësisë së përgjigjeve ndaj kësaj pyetjeje".

Në fillim të festimeve vjetore me rastin e pavarësisë presidenti Trump shkroi në Twitter se zyrtarët e Departamentit të Tregtisë dhe Drejtësisë "po punojnë shumë për këtë, madje edhe më 4 korrik!"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat