Rrëzohet helikopteri, vdes miliarderi amerikan

Amerika

Rrëzohet helikopteri, vdes miliarderi amerikan

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 07:26
Ilustrim

Një helikopter është rrëzuar duke i marrë jetën shtatë personave, ku njëri ndër viktimat është edhe miliardieri i qymyrgurit nga Virxhina Perëndimore, Chris Cline.

Sipas raportimeve të mediave aksidenti i rëndë ndodhi në Bahamas rreth orës 5:00 të mëngjesit, sipas orës lokale. Bëhet me dije se helikopteri është rrëzuar në brigjet e Big Cay dhe kishte si destinacion Fort Lauderdale.

Chris Cline e ktheu kompaninë e tij Foresight Energy në një kompani me qarkullim miliarda dollarëshe në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat