21 të lënduar nga shpërthimi i bomboles në jug të Floridës

Amerika

21 të lënduar nga shpërthimi i bomboles në jug të Floridës

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 06:12
Një shpërthim gazi ka shkatërruar një qendër tregtare në Plantation të Floridas

Të paktën 21 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një qendër tregtare në qytetin Pantation, në pjesën jugore të Floridës që ndodhi gjatë kësaj së shtune.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve, Joel Gordon, në një konferencë për media ka thënë se tani kërkimi është i plotë dhe se autoritet besojnë që kanë gjetur të gjithë njerëzit që ishin aty.

Gordon deklaroi që në fillim nuk dihej kush ishte shkaku i shpërthimit por më vonë e konfirmuan se ishte një bombolë gazi.

“Ne kemi kontrolluar linjat e gazit. Kishte një rrjedhje të gazit në momentin që ne arritëm aty, por nuk ishim të sigurt se a ishte krijuar ajo rrjedhje para apo pas shpërthimit” tha Gordon.

“Në këtë pikë, ne ende nuk e kemi konfirmuar se a erdhi shpërthimi nga gazi” tha Gordon, “Ne besojmë se ky është shkaku. Të paktën kështu duket”.

Policia e këtij qyteti me anë të rrjetit social Twitter bënë thirrje që asnjë person të mos qarkullojë në këtë zonë derisa të thonë personeli i zjarrit se është siguruar çdo gjë.

“ Të gjitha dyqanet dhe bizneset në zonën e Plaza Fountains, pranë Marketplace Plantation dhe pranë LA Fitness do të mbyllen deri në njoftimin e ardhshëm, derisa personeli i zjarrit të përcaktojë se është çdo gjë e sigurtë. Ju lutemi mos hyni në këtë zonë nëse është e mundur”, shkruan në Twitter kjo polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat