E rëndë/ Familja me katër anëtarë digjen në makinë pasi i sulmuan me armë

Amerika

E rëndë/ Familja me katër anëtarë digjen në makinë pasi i sulmuan me armë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 06:56
Pamje nga tragjedia

Një familje me katër persona, përfshirë dy fëmijët e vegjël u dogjën në shkallë të rëndë, pasi në drejtim të makinës së tyre u qëllua me armë, ndërkohë që mjeti ishte mbushur me fishekzjarre të sapoblera prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas dhe sipas hetuesve, familja po lëvizte në autostradën 249 pranë Ella, rreth orës 21:30, kur patën një grindje me një shofer mashkull. Babai dhe shoferi tjetër dolën nga makina për të debatuar kur shoferi tjetër shkrehu armën.

Babai në makinën që u dogj hipi dhe tentoi të largohej, por shoferi i dytë qëlloi disa herë me breshëri në drejtim të makinës.

Image

Kjo bëri që fishekzjarret, që sapo kishte blerë familja të shpërthenin dhe makina të merrte flakë.

Autoritetet thonë se babai ishte në gjendje të largohej pak para se flakët të shkrumbonin të gjithë makinën.

Image

Dy kalimtarë nxorën jashtë familjen. Ata u dërguan në një ambient urgjence, ku fëmijët një dhe dy vjeç, u dërguan nga Flight Life në një spital në Galveston.

Sheriffi i shtetit Harris Ed Gonzalez e quajti incidentin një “skenë të tmerrshme”. Ai identifikoi familjen si hispanike, por nuk u zbulua mosha e të rriturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat