Miliarderi amerikan akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual - Bota Sot
Miliarderi amerikan akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual

Amerika

Miliarderi amerikan akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:10
Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein

Miliarderi amerikan dhe i regjistruari për aktivitete kriminale që lidhen me ngacmime dhe sulme seksuale, Jeffrey Epstein, është arrestuar për akuzat e vitit 2000, thonë raportet.

Epstein u arrestua në New York dhe do të dalë në gjykatë të hënën, njoftuan zyrtarët e zbatimit të ligjit për mediat amerikane.

Arrestimi vjen në mes polemikave të ripërtërira mbi një marrëveshje të shfajësimit që ai e arriti për të përfunduar një hetim federal kundër tij.

Avokatët e tij ende nuk kanë komentuar akuzat e fundit.

Zyrtarët për zbatimin e ligjit nuk janë të autorizuar për të diskutuar mbi rastin, por disa prej tyre kanë folur për mediat amerikane në kushte anonimiteti.

Njëri i tha agjencisë së lajmeve Associated Press që akuzat e fundit ishin për dyshime që Epstein pagoi vajza të mitura për t’i bërë masazhe dhe për ta ‘ngacmuar’ atë në shtëpitë e tij në Neë York dhe Florida.

Të njëjtat pretendime janë bërë nga burime të cituara në mediat tjera, duke përfshirë The Daily Beast, që së pari e raportoi arrestimin e Epstein.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...