Quajti Presidentin Trump të “paaftë”, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik - Bota Sot
Quajti Presidentin Trump të “paaftë”, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik

Amerika

Quajti Presidentin Trump të “paaftë”, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:35
Donald Trump

Gazeta britanike “The Mail” botoi të dielën kabllogramet që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij.

Ambasadori i Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch e përshkruan Presidentin amerikan Donald Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.

Sipas gazetës, ambasadori Darroch e përshkruan zotin Trump si një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”.

Megjithatë, ambasadori i paralajmëron zyrtarët britanikë që të mos medojnë se zoti Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se presidenti ka përcaktuar një “rrugë të besueshme” për të siguruar katër vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta “The Mail” shruan se ambasadori britanik paralajmëron se zoti Trump mund të “dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “TheTerminator”.

Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë. Një zëdhënëse tha se ambasadorët pritet t’i “japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike./ VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...