Maduro e mban Padrinon si ministër të Brendshëm - Bota Sot
Maduro e mban Padrinon si ministër të Brendshëm

Amerika

Maduro e mban Padrinon si ministër të Brendshëm

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 07:55
Nicolas Maduro, ka njoftuar se do të vazhdojë ta mbajë Vladimir Padrinon në postin e ministrit të Brendshëm.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar se do të vazhdojë ta mbajë Vladimir Padrinon në postin e ministrit të Brendshëm.

Ky njoftim vjen muaj pas thashethemeve se ai do të zëvendësohej pas kryengritjes së prillit, shkruan Reuters.

“Kam vendosur që ta ratifikoj…Vladimir Padrinon si ministër që mund të vazhdojë të shkëlqej me atë që ka në dispozicion, me inteligjencën e tij dhe lidershipin e tij ushtarak”, ka thënë Maduro gjatë një ceremonie ushtarake.

Administrata e Donald Trump e ka identifikuar Padrinon në mesin e zyrtarëve të cilët ishin përfshirë në bisedimet me liderin opozitar Juan Guadio për të krijuar një tranzicion qeveritar më 30 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...