Ky është mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit - Bota Sot
Ky është mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit

Amerika

Ky është mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:19
John Gorrie

Në vitin 1842 u zbulua sistemi i parë i ftohjes së ajrit Më 8 korrik 1842, mjeku John Gorrie, zbuloi sistemin e parë të ftohjes së ajrit.

Mjeku dëshironte që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kërkonte infermierëve që të sillnin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit.

Lëvizja e ajrit nëpër akull krijonte një efekt ftohës. Nuk kaloi shumë dhe John Gorrie e la mjekësinë për t’u marrë me eksperimente. Ai u përpoq të ndërtonte një makinë me amoniak që të ftohte ajrin dhe kështu lindi makina e parë mekanike e akullit e më pas frigoriferi.

Sot në gjithë botën ftohja qendrore dhe në përgjithësi ajri i kondicionuar është kthyer në diçka të zakonshme në shumicën e shtëpive, zyrave dhe veturave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...