SHBA shpall formimin e panelit të të drejtave të njeriut

Amerika

SHBA shpall formimin e panelit të të drejtave të njeriut

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:46
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shpalli formimin e një paneli për të drejtat e njeriut që do të kontrollojë rolin e të drejtave të njeriut në politikën e jashtme amerikane.

Pompeo tha se Komisioni për të Drejtat e Patjetërsueshme do të drejtohet nga profesorja Mary Ann Glendon, ish-ambasadore e SHBA-së në Vatikan.

Pompeo tha se komisioni do të përfshijë ekspertë të të drejtave të njeriut, filozofë dhe aktivistë me prejardhje të ndryshme.

"Herë pas here duhet të ndalemi dhe të reflektojmë seriozisht se ku jemi, ku kemi qenë dhe nëse jemi duke shkuar në drejtimin e duhur", tha Pompeo në Departamentin e Shtetit.

Ai tha se Deklarata e vitit 1948 mbi të Drejtat Universale të Njeriut do të jetë një nga dokumentet themelore për punën e komisionit dhe shtoi se komisioni do t'i japë atij këshilla për çështjet e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat