Deputetja demokrate 29-vjeçare që sfidon Trumpin - Bota Sot
Deputetja demokrate 29-vjeçare që sfidon Trumpin

Amerika

Deputetja demokrate 29-vjeçare që sfidon Trumpin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:39
Alexandria Ocasio-Cortez

Alexandria Ocasio-Cortez: 29 vjeç, gruaja më e re në moshë e zgjedhur në Kongresin amerikan.

E nisi fushatën e saj me një video virale: “Andej nga vij unë, kodi postar të përcakton fatin. Gra si unë nuk është e parashikuar që të garojnë për në Kongres”.

Por në fakt, sot Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeç, është deputetja më e re që është zgjedhur ndonjëherë në Kongres, një millenial që ka “zhdoganuar” fjalën socialiste duke u imponuar si simbol i ndryshimit.

E lindur në Bronx por me origjinë nga Puerto Rico, ka studiuar për ekonomi ndërkohë që studimet i ka përballuar duke punuar si banakiere. Një përdoruese eksperte e rrjeteve sociale, i ruan marrëdhëniet me bazën e saj duke folur për politikë përmes Twitterit dhe Instagramit.

Ka qenë lançuesja e “Green New Deal”, një projekt ambicioz për të bërë që Amerika të braktisë lëndët djegëse tradicionale aq të dashura për Trumpin, dhe për të adoptuar vetëm energji të rinovueshme brenda 10 vitesh. Mbështetet nga 15 prej kandidatëve në garën për nominimin brenda Partisë Demokratike./bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...