Bandat meksikane sulmojnë njëra-tjetrën në vendin ku po mbahej programi i fëmijëve në kopsht

Amerika

Bandat meksikane sulmojnë njëra-tjetrën në vendin ku po mbahej programi i fëmijëve në kopsht

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:14
Foto

Një ceremoni e përfundimit të vitit në kopsht të fëmijëve është ndërprerë kur njëra nga bandat meksikane hapi zjarr ndaj bandës tjetër rivale. Në këtë rast mbi i vdekur një person që ishte pjesë e bandës dhe dy policë të cilët bënin roje.

Videoja nga telefoni tregon momentin kur nxënësit, anëtarët e familjes dhe edukatorët u mbyllën brenda një klase dhe u fshehën nën karrige në shkollën Miguel Hidalgo, në qytetin Guadalupe Santa Ana, gjatë ditës së premte.

Juan Herrera Carino, është njëri ndër të vrarët i cili ishte pjesë e bandës Jalisco Neë Generation Cartel. Ai u vra nga banda kundërshtare, Los Rojos. Ai në ato momente ishte në shkollë për ta parë djalin e tij teksa e përfundonte edukimin në kopsht.

Policët, Pedro Rendon Martinez dhe Feliciano Sarabia Benito, ishin ndër të vrarët.

Në këtë rast, edhe një fëmijë ka mbetur i plagosur, i cili ka arritur t’i mbijetojë plagëve pasi që u dërgua në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat