Kritikoi Trumpin, jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA - Bota Sot
Kritikoi Trumpin, jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA

Amerika

Kritikoi Trumpin, jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:33
Sir Kim Darroch

Sir Kim Darroch është dorëhequr si ambasador i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas skandalit diplomatik ku rrodhën kabllogramet ku Darroch kritikon administratën e Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi ambasadorin si “një budalla”, pas e-maileve ku Darroch e kishte quajtur administratën amerikane si të ngathët.

Zyra e Jashtme britanike e konfirmoi se Kim do të lirojë pozitën e tij.

Darroch deklaroi se dëshiron t’i japë fund spekulimeve duke thënë se rrjedhja e kabllogrameve e ka bërë të pamundur për të vijuar punën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...