Trump kërcënon se do të shtojë sanksionet kundër Iranit - Bota Sot
Trump kërcënon se do të shtojë sanksionet kundër Iranit

Amerika

Trump kërcënon se do të shtojë sanksionet kundër Iranit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:43
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të shtojë sanksionet kundër Iranit, ndërsa kritikoi sërish marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore.

“Sanksionet do të shtohen së shpejti”, tha Trump në një postim në Twitter.

Vitin e kaluar, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, me të cilën Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmëbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen, por, gjatë fundjavës së kaluar, ai ka rritur pasurimin e uraniumit përtej kufijve që parasheh marrëveshja, në përpjekje për t’iu bërë presion vendeve evropiane që të gjejnë zgjidhje për sanksionet amerikane.

Trump po ashtu tha se Irani, fshehurazi, ka pasuruar uranium, por nuk solli ndonjë provë për këtë.

“Irani, për kohë të gjatë, ka pasuaruar fshehurazi (uranium), në shkelje të plotë të marrëveshjes 150 miliardë dollarëshe”, tha mes tjerash Trump.

Me uranium të pasuruar, Irani potencialisht mund të krijojë armën bërthamore.

Trump vazhdimisht ka thënë se kushtet e marrëveshjes bërthamore nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore./rel

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...