SHBA-ja kërkon koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve në zonën e Gjirit

Amerika

SHBA-ja kërkon koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve në zonën e Gjirit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:47
Ilustrim

SHBA-ja synon të krijojë një koalicion ndërkombëtar për të shoqëruar anijet tregtare në zonën e Gjirit, pas shumë sulmesh kundër naftëmbajtëseve për të cilat Uashingtoni akuzon Iranin, deklaroi sot një përgjegjës i lartë ushtarak amerikan.

“Ne do të përpiqemi me këtë koalicion të krijojmë një eskortë ushtarake detare për anijet tregtare për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë zonë strategjike për transportimin e naftës”, shpjegon gjenerali Mark Milley para një komisioni të Senatit.

Mark Milley pritet të konfirmohet nga Senati në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrive amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat