Politikani amerikan refuzon të intervistohet nga gazetarja: Merr edhe një koleg me vete - Bota Sot
Politikani amerikan refuzon të intervistohet nga gazetarja: Merr edhe një koleg me vete

Amerika

Politikani amerikan refuzon të intervistohet nga gazetarja: Merr edhe një koleg me vete

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:41
Politikani amerikan refuzon të intervistohet nga gazetarja: Merr edhe një koleg me vete

Kandidati republikan për guvernator të Misisipit refuzoi të intervistohet nga një gazetare femër pa qenë e shoqëruar nga një koleg mashkull me të.

Gazetarja Larrison Campbell tha se dëshironte ta shoqëronte kandidatin Robert Foster në një udhëtim 15-orësh në kamionçinën e tij, por kjo kërkesë ishte refuzuar për shkak te gjinisë së saj.

Foster tha se po vepronte sipas fesë protestante dhe po ndiqte shembullin e ungjillorit të ndjerë Billy Graham, i cili kishte thënë se nuk do të kalonte kohë vetëm me ndonjë grua që nuk është gruaja e tij.

Kandidati për guvernator gjithashtu tha se ai dhe gruaja e tij i kishin premtuar njëri-tjetrit se do të shmangnin rastet që mund të vënin në dyshim martesën e tyre.

 "Kjo është kamionçina ime, dhe në kamionçinën time shkojmë sipas rregullave të mia", tha Foster.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...