Kaos në gjykatë, vëllezërit rrahin vrasësin e nënës së tyre - Bota Sot
Kaos në gjykatë, vëllezërit rrahin vrasësin e nënës së tyre

Amerika

Kaos në gjykatë, vëllezërit rrahin vrasësin e nënës së tyre

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:55
Pamje nga videoja

Kaosi shpërtheu në një sallë gjyqi të Ohios ditën e enjte, pasi dy vëllezër sulmuan personin e dënuar për vrasjen e nënës së tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë seancës së dhënies së dënimit për autorin e vrasjes së Elizabeth Stewart. Një nga vëllezërit u ngrit dhe filloi të godiste personin e prangosur, ndërsa motra e tyre po bëhej gati të lexonte një deklaratë për gjykatën.

Atij ju bashkua edhe vëllai tjetër, i cili arriti ta godiste disa herë vrasësin, para se të ndalohej nga një efektiv në sallë.

Seanca u pezullua dhe i dënuari u shoqërua në spital.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...