Peshkopi merr helikopterin, do të pastrojë qytetin nga krimi e korrupsioni - Bota Sot
Peshkopi merr helikopterin, do të pastrojë qytetin nga krimi e korrupsioni

Amerika

Peshkopi merr helikopterin, do të pastrojë qytetin nga krimi e korrupsioni

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:13
Peshkopi merr helikopterin

Ekzorcizmi për këtë peshkop katolik ka nevojë të shkojë në një tjetër nivel. Ruben Dario Haramijo Montoja, peshkop i Buenaventuras, Kolumbi, do të përdorë një helikopter të marinës për të spërkatur gjithë qytetin me ujë të shenjtë, që të largojë djajtë që sipas tij janë përgjegjës për rritjen e krimit, dhunës dhe korrupsionit.

“Duam të kalojmë në të gjithë Buenaventurën e të hedhim ujë të shenjtë nga ajri, që të pastrojmë djajtë që po na shkatërrojnë qytetin, si dhe që bekimi i Zotit të largojë ligësinë nga rrugët tona”, tha peshkopi, i cili u shugurua në vitin 2017 nga Papa Francesk.

“Qyteti ka nevojë të largojë të keqen, në mënyrë që të kthehet qetësia që ka humbur me gjithë këto krime, korrupsion e trafik droge”, tha Montoja.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...