New York-u mbetet për disa orë pa energji elektrike

Amerika

New York-u mbetet për disa orë pa energji elektrike

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:24
New York

Mbrëmjen e së shtunës një pjesë e Manhatanit në New York ka mbetur për disa orë pa energji elektrike, raporton BBC.

Shumë njerëz mbetën në ashensorë dhe metro, ndërsa për disa orë kryqëzimet e mëdha të qytetit mbetën pa semaforë, duke krijuar një kaos të madh.

Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për rreth pesë orë.

E njëjta situatë kishte ndodhur në të njëjtën datë rreth 42 vjet më parë kur Neë York, mbeti tërësisht në terr për disa orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat