Kishat mbrojnë emigrantët nga deportimi

Amerika

Kishat mbrojnë emigrantët nga deportimi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:41
Ilustrim

Dhjetëra kisha në Los Anxhelos kanë organizuar strehimore për familjet emigrante përpara fillimit të depërtimeve të paralajmëruara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Guillermo Torres nga Organizata e Priftërisë dhe Laikëve për Drejtësinë Ekonomike, tha se ky është numri më i madh i kishave të përfshira në mbrojtjen e migrantëve, raporton AP.

Trump njoftoi sot se deportimi i rreth 2.000 njerëzve do të fillojë në qytetet kryesore, duke përfshirë Los Anxhelos.

Torres tha se për momentin nuk kishte asnjë informacion se kishte ndonjë arrestim.

Prifti Fred Morris tha se deportimet provokuan panikun në komunitet. Ai porositi emigrantët mos t’i hapin dyert dhe mos t’iu përgjigjen pyetjeve nëse agjentët federalë trokasin në derë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat