Kjo bandë e El Salvadorit është më e fuqishme sesa vetë shteti, ka të punësuar 60 mijë persona – fiton miliarda dollarë nga punët e ndyra

Amerika

Kjo bandë e El Salvadorit është më e fuqishme sesa vetë shteti, ka të punësuar 60 mijë persona – fiton miliarda dollarë nga punët e ndyra

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:35
Foto

MS-13 është banda më e rrezikshme e El Salvadorit, por shumë e konsiderojnë si më të rrezikshmen në botë.

Siç raporton Newsweek”, MS-13 ka punësuar apo më mirë thënë angazhuar për punë të ndryshme rreth 60 mijë njerëz, të cilët punojnë si spiunë, dilerë, vrasës dhe kryejnë punë tjera të ngjashme.

Është një numër tri herë më i madh sesa ai i 20 mijë banorëve të Salvadorit, që punojnë për dy kompanitë më të mëdha të këtij vendi.

MS-13 mban nën kontroll të plotë El Salvadorin së bashku me bandën Barrio 18. E siç raporton Wallstreet Journal, madje edhe politikanë dhe partitë e tyre duhet të pyesin dy bandat dhe t’iu kërkojnë leje kur në ndonjë qytet planifikohet organizimi i ndonjë tubimi.

Bandat kontrollojnë edhe fshatrat, duke kërcënuar vazhdimisht banorët se do t’ua djegin gjithçka që kanë nëse nuk ua paguajnë paratë që ata ua kërkojnë. Vetëm brenda një muaji, besohet se MS-13 fiton rreth miliardë dollarë.

Krimi i organizuar në Salvador por edhe në vendet e tjera siç janë Hondurasi dhe Guatemala është bërë një biznes profitabil, kurse besohet se në këto tre vende janë të përfshirë mbi 100 mijë persona që merren me punë të ndyra kriminale.

Përqindja e vrasjeve në Salvador dy vite më parë ishte më e larta në botë – madje thuhet se 83 vrasje kanë ndodhur në 100 mijë banorë. Këto të dhëna janë rikthyer në fokus për shkak numrit të madh të kolonave të emigrantëve që kryesisht janë nga Salvadori, dhe që kanë marrë rrugën drejt kufirit SHBA-Meksikë.

“Këta njerëz po ikin pikërisht për shkak të gjërave të tilla që ndodhin atje. Çfarëdo që bëjnë, jeta në Salvador pothuajse nuk ekziston. Në njërën anë i keni bandat që sigurisht kërcënojnë biznesin tuaj dhe ekzistencën, në anën tjetër keni 30 për qind e njerëzve që kryejnë studimet dhe nuk mund të gjejnë punë”, ka deklaruar Adam Iscason, analisti për siguri në Amerikën e Jugut.

Por emigrantët nga Salvadori vështirë se do të marrin lajme të mira në kufi, kjo për faktin se presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar dërgimin e ushtarëve në kufi, kurse shpesh e ka përdorur si argument MS-13 kundër politikat e ashpra sa i përket emigracionit nga Amerika e Jugut./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat