Filloi si shaka në Facebook, forcat ajrore amerikane alarmohen nga paralajmërimi i eventit në afërsi të “Zonës 51”

Amerika

Filloi si shaka në Facebook, forcat ajrore amerikane alarmohen nga paralajmërimi i eventit në afërsi të “Zonës 51”

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:24
Foto

Çfarë do të ndodhte nëse masa e qytetarëve do t’ia mësynin portës së Zonës 51, për të “kërkuar jashtëtokësor”. Sigurisht se një gjë të tillë nuk mund ta dimë, por një ide e tillë ka zgjuar interesim të madh tek mbi një milion qytetarë në rrjetet sociale.

E gjitha filloi si shaka me kinse organizimin e një eventi të quajtur “Stuhia e Zonës 51” që është shpërndarë në masë të madhe në Facebook, por një paralajmërim i tillë ka ngritur në këmbë forcat ajrore amerikane. Ata vazhdimisht kanë bërë thirrje se një lëvizje e tillë do të ishte e rrezikshme.

Kujtojmë se e gjitha filloi kur më 27 qershor nga një llogari në Facebook u shpërnda një event i quajtur “Stuhia e Zonës 51, nuk mund të na ndalin të gjithëve”, që thuhej se planifikohet të mbahet në ora 3 të mëngjesit më 20 shtator, në luginën Amargosa të Nevadës. Kjo do të thotë se do të organizohet jo larg Zonës 51, bazës ushtarake amerikane Nellis në jug të Nevadës.

Forcat Ajrore amerikane kanë paralajmëruar se janë të “gatshëm të mbrojnë Amerikën dhe asetet e saj”, pasi që më shumë se mbi një milion qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për një event që pretendojnë ta organizojnë dhe të cilin e kanë quajtur “Stuhia e Zonës 51”.

Image

“Mund të lëvizim më shpejtë sesa plumbat e tyre. T’i shohim jashtëtokësorët”, ka deklaruar organizatori i eventit që ka krijuar situatë kaotike tek organet e sigurisë.

Megjithatë duket se të paktë do të jenë ata persona që do të tentojnë të ndjekin eventin e paralajmëruar, por një paralajmërim i tillë ka alarmuar forcat ajrore.

“Zona 51 është një bazë e hapur për forcat ajrore amerikane, dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre personave që të mos tentojnë të futen në këtë zonë ku trajnohen forcat e armatosura amerikane. Forcat ajrore janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë Amerikën dhe asetet e saj”, ka deklaruar Laura McAndrews, zëdhënëse e forcave ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat