Trump: Është bërë përparim në raport me Iranin - Bota Sot
Trump: Është bërë përparim në raport me Iranin

Amerika

Trump: Është bërë përparim në raport me Iranin

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 06:33
Foto

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sështë shprehur se është bërë shumë ndryshim në lidhje me Iranin dhe se ai nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Teheran.     Këto komente presidenti Trump, i ka bërë gjatë një takimi të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.     

Ndërkohë ai nuk dha detaje se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani kishte thënë, se ishte i përgatitur të negociojë për programin e tij raketave.     

Raportet ndërmjet dy vendeve janë në pikën më të ulët, pasi Irani njoftoi se ka filluar të ngrisë nivelet e uraniumit të pasuruar, duke shkelur kështu marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore të vitit 2015.     SHBA-ja ka dalë nga marrëveshja vitin e kaluar pasi ngriti shqetësimin se ajo i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.     

Ndërkohë vendet evropiane, Rusia dhe Kina kanë mbetur palë në marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...