Dështon përpjekja për ta nxjerrë Trumpin në votëbesim

Amerika

Dështon përpjekja për ta nxjerrë Trumpin në votëbesim

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:18
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Një përpjekje për të nisur procedurat për nxjerrjen në votëbesim të presidentit amerikan, Donald Trump, u bllokua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Demokrati nga Teksasi, Al Green, e paraqiti rezolutën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të dënuar sulmet verbale të Trumpit kundër katër kongresisteve amerikane.

Megjithatë, rezoluta e tij nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme, pasi edhe demokratët votuan kundër saj.

Trump tha se përpjekjet "qesharake" për ta nxjerrë atë në votëbesim tani "kanë marrë fund".

"Kjo nuk duhet të lejohet kurrë që t'i ndodhë një presidenti tjetër të Shteteve të Bashkuara", shkroi Trump në Twitter.

Përpjekja për votëbesim erdhi pasi Trump përsëriti sulmet verbale kundër katër kongresisteve, duke iu thënë atyre "të kthehen" në vendet e tyre.

Të katër kongresistet - Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib - janë qytetare amerikane.

Trump shkroi në Twitter se "nuk ka kockë raciste" në trupin e tij, përkundër akuzave për racizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat