Trump nuk synon të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë - Bota Sot
Trump nuk synon të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë

Amerika

Trump nuk synon të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:14
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk synon, deri në këtë stad, që të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë, pas vendimit të Ankarasë për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes antiajrore S 400.

“Për momentin nuk jemi duke e shqyrtuar këtë”, deklaroi Trump prej Zyrës Ovale.

Megjithatë i pyetur disa minuta më herët mbi faktin nëse një hipotezë e tillë ishte e përjashtuar, ai u tregua më pak kategorik.

“Ne po e analizojmë këtë mundësi”, u përgjigj ai.

“Ky është një vendim shumë i vështirë për shumë arsye”, shtoi ai, duke kritikuar sërish mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga paraardhësi i tij Barack Obama./ATSH/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...