Terrorizmi, imigracioni në qendër të vëmendjes së Pompeos

Amerika

Terrorizmi, imigracioni në qendër të vëmendjes së Pompeos

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:55
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ndodhet në Argjentinë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e udhëheqësve të Amerikës Latine në përpjekjet kundër grupeve militante në Lindjen e Mesme.

Diplomati më i lartë amerikan do të mbajë një fjalim të premten në ministerialin e dytë të hemisferës perëndimore, kundër terrorizmit, që mbahet në Buenos Aires.

Të hënën, Ministria për Sigurinë e Argjentinës e shpalli zyrtarisht grupin militant Hezbollah me bazë në Liban të mbështetur nga Irani, si organizatë terroriste. Ky emërtim i siguron SHBA-së një tjetër aleat në përpjekjet për të zgjeruar koalicionin botëror kundër rritjes së ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Vizita e zotit Pompeo në Argjentinë përkon me 25 vjetorin e hedhjes në erë të një qendre të bashkësisë hebraike në Buenos Aires ku si pasojë u vranë 85 persona. Qeveria e Argjentinës ka bërë përgjegjës për sulmin grupin Hezbollah.

Zoti Pompeo pritet të vizitojë gjithashtu Ekuadorin, Mexico City-n dhe San Salvador-in. Gjatë një konferencë për shtyp në Uashingtonit të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha se zoti Pompeo do të kërkojë zgjerimin e bashkëpunimin mbi çështje të sigurisë, të sigurojë për angazhimin amerikan ndaj të drejtave të njeriut e demokracinë si dhe të zgjerojë mundësitë ekonomike për qytetarët amerikanë. Migrimi pritet të jetë gjithashtu temë diskutimi me udhëheqësit e Amerikës Latine. Disa ekspertë thonë se Shtetet e Bashkuara duhet ta trajnë problemin në rrënjët e tij duke u përqëndruar tek faktorët që i shtyjnë këta njerëz të largohen nga vendi i tyre./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat