Presidenti Trump pret kryeministrin e Pakistanit në Shtëpinë e Bardhë - Bota Sot
Presidenti Trump pret kryeministrin e Pakistanit në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Presidenti Trump pret kryeministrin e Pakistanit në Shtëpinë e Bardhë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:57
Shtëpia e Bardhë

Presidenti Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Pakistanit Imran Khan. Kjo është vizita e parë e zotit Khan në Shtetet e Bashkuara, që nga marrja e detyrës së Kryeministrit. Kjo vizitë, po shihet si një pikë kthese në marrëdhëniet mes të dy vendeve.

Presidenti pakistanez ka thënë se në takimin e tij me Presidentin amerikan Donald Trump do të theksojë nevojën për një zgjidhje politike të luftës shumëvjeçare në Afganistan.

Më parë, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Presidenti Trump do t’i kërkojë zotit Khan të ndihmojë në avancimin e procesit të paqes në Afganistan dhe për goditjen e militantëve brenda territorit të Pakistanit./Voa/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...