Kriza në Venezuelë, vendi zhytet sërish në errësirë - Bota Sot
Kriza në Venezuelë, vendi zhytet sërish në errësirë

Amerika

Kriza në Venezuelë, vendi zhytet sërish në errësirë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:00
Foto

Karakasi dhe pjesë të tjera të Venezuelës janë zhytur në terr të hënën ndërsa qeveria fajësoi për ngjarjen një sulm elektromanjetik. Dritat u fikën në pjesën më të madhe të qytetit, ndërsa njerëzit në pjesë të tjera të vendit denoncuan në mediet sociale mungesën e tyre të energjisë.

“Të dhënat e para sipas një hetimi, të çojnë të mendosh për ekzistencën e një sulmi elektromagnetik që kishte si qëllim të prekte sistemet hidroelektrike të Guajanës –, tha Ministri i Komunikimit Jorge Rodrigez në një deklaratë për shtyp.

Guajana në Venezuelën jugore, është vendi ku ndodhet stacioni energjetik hidroelektrik i gurit që prodhon 80 për qind të energjisë të vendit.

Deklarata e lexuar nga Rodrigez, pranonte se ndërprerja e energjisë ishte një ngjarje në shkallë vendi. Kryeqyteti u përfshi nga kaosi pasi bllekauti bëri që të fikeshin semaforët ndërsa metroja po ashtu u ndal. Dyqanet u mbyllën ndërsa mungesa e energjisë pengoi përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit që janë të domosdoshme për shkak të mungesës së parave kesh në Venezuelën e gjunjëzuar nga inflacioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...