Trumpi uron kryeministrin e ri britanik: Ai do të jetë i mrekullueshëm - Bota Sot
Trumpi uron kryeministrin e ri britanik: Ai do të jetë i mrekullueshëm

Amerika

Trumpi uron kryeministrin e ri britanik: Ai do të jetë i mrekullueshëm

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:00
Donald Trump dhe Boris Johnson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Urimin e tij presidenti amerikan e bëri përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Urime Boris Johnson-it për zgjedhjen si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të jetë i mrekullueshëm”, shkroi presidenti amerikan.

Ish-kryetari i Londrës, i cili për një kohë të gjatë i ka shprehur ambiciet e tij për të ardhur në krye të qeverisë britanike, u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Britanisë me 66 për qind të votave të anëtarëve të partisë.

Megjithatë, caktimi i tij në këtë pozitë nuk është mirëpritur nga të gjithë. Disa ministra kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqje, sepse nuk pranojnë t’i shërbejnë atij në qeveri, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...